Artistja është fotografuar së fundmi në Nju Jork në shoqërinë e basketbollistit të NBA-së, Jordan Clarkson, duke ndezur spekulimet për një romancë të mundshme mes tyre.
Sipas TMZ, dyshja fillimisht mori pjesë në një aktivitet artistik të organizuar nga artisti Leopoldo Gout. Më pas, ata vijuan mbrëmjen së bashku në eventin “United Flags of Fashion”, organizuar nga Vogue dhe Council of Fashion Designers of America (CFDA).
Në fotografitë e publikuara nga “New York Vintners”, Bebe Rexha dhe Jordan Clarkson shihen duke punuar së bashku në realizimin e një pikture abstrakte me ngjyra të forta. Në një prej imazheve, Clarkson pozon pranë veprës, ndërsa këngëtarja shihet duke buzëqeshur pas tij.
Megjithatë, as Bebe Rexha dhe as Jordan Clarkson nuk kanë reaguar publikisht lidhur me raportimet për një lidhje të mundshme.
Burimi;https://www.instagram.com/beberexha/?hl=en
Foto: https://www.instagram.com/beberexha/?hl=en