ShowBiz

Adrola Dushi publikon bisedën prekëse me nënën: “Të kam parë sa ke vuajtur”

Modelja Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment emocional nga biseda private me nënën e saj, Mrika.

Nëna e saj i kishte dërguar një video me një mesazh motivues për vajzat që rindërtojnë jetën me punë, përkushtim dhe këmbëngulje. Adrola e shoqëroi postimin me fjalë mirënjohjeje, duke thënë se nëna e njeh më mirë se kushdo tjetër.

“Jam shumë me fat që Zoti zgjodhi pikërisht atë të ishte mamaja ime, dhe akoma më me fat që jam vajza e saj”, shkroi ajo.

Në bisedën e publikuar, Adrola i drejtohet nënës me fjalët: “Fal teje Mrika. T’kam pa ty. Sa ke vujt e që s’të është ndjerë zëri kurrë.”

Përgjigjja e nënës ishte po aq e ndjerë: “O të kam jeteeee.”

Postimi ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar dedikimin si një mesazh të ngrohtë dhe të sinqertë për sakrificën e nënave.

Burimi;https://www.instagram.com/adroladushi/

Foto;https://www.instagram.com/adroladushi/