ShowBiz

Grabitje në pronën e Kim Kardashian, arrestohet i dyshuari pasi mori një makinë

Një 27-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për grabitje në pronën e Kim Kardashian në Hidden Hills të Kalifornisë, pasi dyshohet se hyri në rezidencë dhe mori një automjet të një punonjësi të saj.

Sipas autoriteteve lokale, policia u njoftua nga siguria private pak para orës 16:00 të së dielës, pas raportimit se një person po merrte sende nga prona. I dyshuari u pa më pas duke lëvizur në zonë me një makinë që ndodhej në rezidencë.

Forcat e rendit ndërhynë në vendngjarje dhe e arrestuan pa incidente. Ai është ndaluar me dyshimin për grabitje, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Kim Kardashian dhe fëmijët e saj nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes. Prona, e cila është duke iu nënshtruar rikonstruksionit, nuk shërben aktualisht si banesa e saj kryesore, pasi ajo dhe familja e saj po qëndrojnë përkohësisht në një shtëpi me qira.

Sipas raportimeve, automjeti i marrë i përkiste një prej anëtarëve të stafit të Kardashian, jo vetë yllit televiziv. Autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e të arrestuarit.