Lifestyle

Parashikimi i motit 13 Gusht 2026

Sipas MeteoAlb:  Vendi ynë deri në orët e mesditës parashikohet të jetë pothuajse i gjithi nën dominimin e intervaleve të gjata me diell. POR pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në gjysmën Lindore të Shqipërisë, KU më të fokusuara do të jenë në skajin Juglindor duke krijuar herë pas here mundësi për momente të pakta me pika shiu në zona të izoluara. Ndërsa pjesa tjetër e territorit Shqiptar MBETET nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, KU vija bregdetare do të vijoj të PARAQITET nën ndikimin e kthjellimeve edhe për gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 41°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.