ShowBiz

Fifi u përgjigjet kritikëve: “Jam e zënë duke rritur një burrë”

Këngëtarja e njohur,  Fifi Këngëtarja ka reaguar ndaj komenteve negative që merr herë pas here në rrjetet sociale për ritmin e karrierës së saj muzikore.

Përmes një videoje të publikuar pranë djalit të saj, Theo Mal, artistja ndau disa nga mesazhet që i drejtohen shpesh, si: “Ke dështuar, Fifi”, “Na mungon Fifi e vjetër” apo “Pse po lodhesh kot?”.

Fifi sqaroi se tërheqja e saj e përkohshme nga muzika nuk lidhet me mungesën e dëshirës për të krijuar, por me prioritetin që i ka dhënë familjes dhe, veçanërisht, djalit të saj.

“Fifi ka pasur dhe e ka një prioritet momentalisht… Theo Malin. Jam pak e zënë duke rritur një burrë, me qenë i lumtur, i përmbushur dhe mos me i munguar në këto vitet e para mami”, shkroi ajo.

Këngëtarja, e cila është nënë e një djali me partnerin e saj Adis Patushi, u dha një mesazh edhe ndjekësve që presin projekte të reja muzikore. Ajo la të kuptohet se rikthimi i saj i plotë në skenë nuk është larg.

“Jam e zënë duke qenë mami… ama mami do të kthjellohet edhe pak. Më besoni edhe pak”, shkroi Fifi.

Burimi;https://www.instagram.com/fifi.official.fr/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/fifi.official.fr/?hl=en