ShowBiz

Krista Cauçi rrëfehet për jetën, karrierën dhe marrëdhënien me Tirin: “Kemi zgjedhur të jemi të sinqertë”

Krista Cauçi ka ndarë detaje të rralla nga jeta e saj personale dhe profesionale gjatë një interviste në emisionin “N’Vibe”.

Ajo ka folur hapur për rrugëtimin në karrierë, por edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Turin. Krista theksoi se mes tyre nuk ka vend për kompromis kur bëhet fjalë për ndjenjat dhe komunikimin.

“Ne nuk kemi negociuar me asgjë. Kemi zgjedhur të jemi të sinqertë”, është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se besimi dhe transparenca janë themeli i raportit të tyre.

Gjatë bisedës, Krista zbuloi gjithashtu se shpesh i kanë kërkuar të ndryshojë pamjen e saj dhe të bëjë “seksi”, por ajo nuk ndihet në gjendje ta bëjë këtë.

“Më kanë kërkuar të bëj seksi, por nuk e bëj dot”, tha ajo.

Rrëfimi i Kristës ka tërhequr vëmendje, pasi ajo është treguar e drejtpërdrejtë për zgjedhjet e saj dhe për mënyrën se si dëshiron ta ndërtojë imazhin e saj publik, pa u ndikuar nga pritshmëritë e të tjerëve.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=N6YycdqyrnE

Foto;https://www.instagram.com/krisacaushii/?hl=en