ShowBiz

Përplasje mes Rogert Sterkajt dhe Stelinës në emision: “Ti je mashtrues”

Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një përplasjeje me Stelinën Kurila në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio.

Rogerti ishte i ftuari i parë i sezonit të ri të programit, por intervista u shoqërua me deklarata të forta dhe tension mes tij dhe ish-banore­s së “Big Brother VIP Albania 5”.

Gjatë bisedës, Rogerti u shpreh se nuk ka raport me Stelinën dhe e akuzoi atë për sjellje jo të sinqertë. “Stelinën nuk e njoh fare. E di çfarë më ka bërë kjo…”, u dëgjua të thoshte ai gjatë debatit.

Nga ana tjetër, Stelina reagoi duke e cilësuar Rogertin si “mashtrues”. Ajo solli në vëmendje një takim të mëparshëm mes tyre në zonën e Myslym Shyrit, duke pretenduar se ai ishte treguar i afërt me të, ndonëse tani deklaronte se nuk e njihte.

Përplasja mes tyre vijoi me replika, ndërsa Rogerti u largua nga emisioni. Episodi ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar debatit mes dy ish-banorëve të BBV.