ShowBiz

North West debuton në skenë, Kim Kardashian dhe Kanye West e mbështesin nga larg

North West, vajza 13-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka bërë debutimin e saj në një koncert solo në Çikago, duke pasur në publik mbështetjen e të dy prindërve.

Megjithëse ishin të pranishëm në The Vic Theatre, ish-bashkëshortët zgjodhën të qëndronin larg njëri-tjetrit. Sipas videove të shpërndara nga fansat në rrjetet sociale, Kim dhe Kanye ndodheshin në anë të ndryshme të zonës VIP, ndërsa ndiqnin performancën e vajzës së tyre.

Kanye West u pa duke ndjekur ritmin e muzikës dhe duke regjistruar disa momente me telefon, ndërsa Kim Kardashian shfaqej e buzëqeshur, duke kërcyer dhe brohoritur për North.

Edhe Kim ndau në “Instagram Stories” pamje nga mbrëmja, ku publiku dëgjohej duke e përkrahur 13-vjeçaren gjatë paraqitjes së saj të parë solo.

Kim Kardashian dhe Kanye West u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të katër fëmijëve. Kim paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të vitit 2021, ndërsa procedura u finalizua në nëntor të vitit 2022.

Burimi;https://www.instagram.com/p/DccC9mPkndc

Foto; https://www.instagram.com/p/DccC9mPkndc