Këngëtarja Gjyste Vulaj ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Një kafe me Labin”, ku ka ndarë rrëfime nga jeta personale, karriera muzikore dhe një nga periudhat më të vështira që ka kaluar me shëndetin.
Artistja ka treguar se martesa solli ndryshime edhe në rrugëtimin e saj profesional. Sipas saj, pas kësaj periudhe ajo nuk mori më pjesë në festivale, duke zgjedhur që angazhimet e saj muzikore t’i përqendrojë kryesisht në dasma dhe festa familjare.
Gjyste Vulaj është ndalur edhe te beteja e rëndë shëndetësore që ka kaluar me palcën kurrizore, një periudhë që e ka vënë përballë shumë sfidave dhe emocioneve të forta.
Pavarësisht vështirësive, këngëtarja ka treguar se ka gjetur forcë për të ecur përpara, duke ruajtur lidhjen me muzikën dhe publikun që e ka mbështetur ndër vite.
Burimi;https://www.instagram.com/gjystevulaj/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/gjystevulaj/?hl=en