Bullock dhe James u divorcuan në vitin 2010, pasi ai pranoi se e kishte tradhtuar gjatë martesës së tyre katërvjeçare.
“Nuk i jam shmangur kurrë asaj që kam bërë. Mora përgjegjësi të plotë. E tradhtova gruan time”, kishte pohuar ai.
Në atë kohë, aktorja po përballej me ndarjen, ndërsa njëkohësisht po rriste djalin e saj të vogël, Louis, të cilin e kishte adoptuar pak muaj më parë.
Në një intervistë për “Interview”, Bullock tregoi se përpiqej me çdo kusht ta mbronte djalin nga paparacët, pasi lajmi për skandalin kishte tërhequr vëmendje të madhe mediatike.
“E kuptova se duhej të largohesha nga shtëpia, sepse paparacët do të dyndeshin dhe askush nuk e dinte që kisha një foshnjë”, rrëfeu ajo.
Aktorja tregoi edhe një episod të pazakontë, kur e vendosi Louis-in në ndenjësen e makinës dhe më pas e futi atë brenda një çante të madhe hokeji, në mënyrë që të mund të largohej pa u fotografuar.
Edhe sot, aktorja vazhdon të jetë shumë e kujdesshme për privatësinë e fëmijëve të saj.
“Duhet të veprosh si CIA”, tha ajo.
Sandra Bullock dhe Jesse James finalizuan divorcin në vitin 2010. Pesë vite më vonë, aktorja nisi një lidhje me fotografin Bryan Randall, me të cilin qëndroi deri në vdekjen e tij në vitin 2023, në moshën 57-vjeçare, pas betejës me ALS.
Burimi;https://www.instagram.com/jessejameswest/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/jessejameswest/?hl=en