Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë rikthyer në qendër të vëmendjes, teksa në rrjet po qarkullojnë aludime se çifti mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre.
Dyshimet janë shtuar pas tensioneve të bëra publike brenda familjes së Mark Frrokut. Në shkurt, vajza e tij, Mara Frroku, akuzoi aktoren se po krijonte distancë mes fëmijëve dhe babait të tyre, duke deklaruar se realiteti familjar ishte ndryshe nga imazhi i përcjellë në publik.
“Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll”, shprehej ndër të tjera Mara në reagimin e saj, duke e akuzuar Dembacajn për “fasadë” në daljet mediatike. Deklarata shkaktoi bujë dhe ngriti pikëpyetje mbi raportet brenda familjes.
Pavarësisht zërave, deri tani Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku nuk kanë konfirmuar publikisht se mes tyre ka një krizë apo ndarje. Për këtë arsye, gjithçka mbetet në nivelin e aludimeve, ndërsa mungesa e një reagimi të drejtpërdrejtë nga çifti ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.
Rudina dhe Marku kanë qenë prej vitesh një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, duke ndarë shpesh momente familjare në rrjetet sociale. Mbetet për t’u parë nëse ata do të reagojnë dhe do t’u japin fund dyshimeve që po qarkullojnë.