ShowBiz

Oprah Winfrey shënon 40-vjetorin e episodit të parë të emisionit të saj legjendar

8 shtatori shënon 40 vjet nga një prej momenteve më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e Oprah Winfrey. Pikërisht më 8 shtator 1986 u transmetua episodi i parë i “The Oprah Winfrey Show” në transmetim kombëtar në SHBA.

Emisioni u kthye në një fenomen televiziv dhe kulturor që zgjati për 25 vjet, duke e vendosur Oprah-n mes figurave më me ndikim në historinë e televizionit amerikan.

Në një episod të veçantë për përvjetorin, Oprah është rikthyer te rrugëtimi i saj i jashtëzakonshëm, nga ditët e para si gazetare dhe prezantuese lajmesh në Nashville e Baltimore, deri te regjistrimi i audicionit të saj të parë televiziv.

Ajo ka kujtuar gjithashtu kohën kur drejtonte “AM Chicago”, emisioni që e çoi në qytetin e Çikagos dhe u shndërrua në pikën vendimtare të karrierës së saj.

Oprah ndau edhe disa nga mësimet e hershme që, sipas saj, i kanë formësuar qëllimin në jetë dhe vazhdojnë ta udhëheqin në punën e përditshme. Prezantuesja e njohur theksoi se e sheh suksesin e saj si një mundësi të dhënë nga Zoti dhe se përpiqet të jetojë çdo ditë me mirënjohje.