ShowBiz

Egli Tako feston 29-vjetorin, mesazhi emocionues për veten: “Ty të detyrohem shumë”

Egli Tako feston sot 29-vjetorin e lindjes dhe, me këtë rast të veçantë, ka ndarë me ndjekësit një dedikim emocionues për vajzën që ka qenë dikur.

Përmes një postimi në Instagram, Egli publikoi një fotografi bardhezi, në të cilën shfaqet përballë versionit të saj të vogël. Imazhi, i shoqëruar me vitin 1997, krijon simbolikisht një takim mes së shkuarës dhe së tashmes.

“Vajza e vogël! Të kujtohet sa shumë ke ëndërruar?”, nis mesazhi i saj.

Në vitin e fundit të të njëzetave, Egli ka reflektuar mbi rrugëtimin e saj dhe ka falënderuar veten që nuk u dorëzua përballë vështirësive, por vazhdoi të ndiqte ëndrrat.

“Sot janë të njëzetat e tua të fundit dhe unë dua të të falënderoj, si rrallëherë, që nuk u dorëzove kurrë, që të shkruanim së bashku kapitullin më të bukur të gjithë jetës. Ty të detyrohem shumë!”, shkroi ajo.

Në përfundim të dedikimit, Egli i drejtoi vetes një urim të veçantë, të mbushur me dashuri dhe mirënjohje për gjithçka që ka kaluar dhe arritur deri më sot.

“Gëzuar ditëlindjen! Shumë dashuri, nga unë për ty!”, përfundoi ajo.

Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë uruar Eglin për ditëlindjen dhe kapitullin e ri të jetës së saj.