ShowBiz

Selin Bollati: I kam marrë 100 mijë eurot e “Big Brother VIP Albania”

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar për herë të parë çështjen e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, për të cilin është pyetur vazhdimisht pas përfundimit të reality show-t.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Bollati konfirmoi se paratë i janë dhënë, duke e shoqëruar përgjigjen me humor.

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, deklaroi ajo.

Selin ndau edhe një këshillë për konkurrentët e ardhshëm të formatit, duke u sugjeruar të mos e përjetojnë lojën tepër emocionalisht.

“Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë”, u shpreh fituesja e BBVA 5.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo po vijon angazhimet profesionale në televizion. Bollati ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë pjesë e programit “Goca dhe Gra”, në një rol të ri për publikun.