ShowBiz

Xheneta Fetahu pëson aksident: “Kurrë nuk jam frikësuar si sot”

Xheneta Fetahu ka shqetësuar ndjekësit pas publikimit të një fotografie të automjetit të saj të dëmtuar.

Në pamjen e shpërndarë në InstaStory vërehen dëmtime dhe gërvishtje të konsiderueshme në pjesën anësore të makinës. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” nuk dha hollësi rreth dinamikës së aksidentit apo personave të përfshirë, por reagimi i saj tregoi se kishte kaluar momente të frikshme.

“Kurrë s’jam tut si sot! Inshallah mi ka marrë të këqijat”, shkroi Xheneta krahas fotografisë.

Deklarata e saj ngjalli menjëherë shqetësim mes fansave, të cilët kërkuan të dinin më shumë rreth gjendjes së saj. Deri tani, Xheneta nuk ka bërë të ditur nëse ka pësuar ndonjë lëndim, ndërsa nga postimi kuptohet se ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme të dukshme materiale.

Pritet që ajo të ndajë më shumë hollësi për incidentin dhe të sqarojë ndjekësit lidhur me gjendjen e saj.