Këngëtarja Ermiona Lekbello ka reaguar pas qarkullimit në rrjetet sociale të videove intime, ku pretendohet se shfaqen personazhe të njohur të showbizit shqiptar. Përmes një videoje, ajo ka kundërshtuar gjykimin ndaj grave për jetën e tyre private dhe ka kritikuar standardet e dyfishta në shoqëri.
Në reagimin e saj, Lekbello ka shprehur qëndrimin se gratë e përfshira kanë qenë aty me dëshirën e tyre.
“Për qejfin e vet kanë shku, i donte qejfi. Okej?! Është me qejf kjo gjë”, është shprehur ajo.
Ky është qëndrimi i këngëtares dhe nuk përbën konfirmim të rrethanave në të cilat janë realizuar pamjet apo të pëlqimit për publikimin e tyre.
Më tej, Lekbello ka kritikuar mënyrën e ndryshme se si trajtohen burrat dhe gratë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet personale. Sipas saj, shoqëria tregohet më tolerante ndaj burrave, ndërsa gratë përballen me fajësim dhe paragjykime.
“Apo është OK që burrat të mbajnë nga 56 dashore? Është, është OK. Po ç’bëni mo, ç’bëni? Mos i vini faj femrës, asnjëherë, në asnjë drejtim”, ka deklaruar këngëtarja.
Në përfundim të reagimit, ajo ka folur për mungesën e mbështetjes ndaj grave shqiptare, duke theksuar se gjykimi shoqëror i rëndon edhe më shumë vështirësitë me të cilat përballen.
“Femra shqiptare është e vuajtur. Femra shqiptare nuk ka përkrahje. Femra shqiptare është e vuajtur dhe femra shqiptare është një viktimë e shoqërisë”, është shprehur Lekbello.