Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka reaguar ndaj shpërndarjes së materialeve intime në rrjet, duke dënuar cenimin e privatësisë dhe gjykimin publik ndaj grave që shfaqen në to.
Në një reagim në Instagram, ajo ka kritikuar personat që regjistrojnë dhe shpërndajnë momente intime, ndërsa më pas shfaqen në publik duke bërë moral. Pa përmendur emra, Xheneta ka shprehur revoltën ndaj përdorimit të këtyre materialeve për të poshtëruar dikë.
“Kemi ikë për lesh si popull. Oh Zot i madh. Fiks sot dalin e bojnë moral, ndërkohë që disa ordinera burra bojnë video t’femrave n’momente intime edhe masnej i shpërndajnë, e prapë na dalin me na tregu neve çka osht morali”, është shprehur ajo.
Në vijim, ish-banorja ka theksuar se morali lidhet me respektimin e privatësisë së tjetrit dhe jo me gjykimin e një gruaje për jetën e saj personale.
“A s’ju vjen marre? Morali nuk osht me gjyku një femër për jetën e saj private. Morali osht me pasë respekt, me ditë me majt privatësinë e tjetrit edhe mos me e shfrytëzu një moment intim për me poshtëru dikon”, ka shkruar Xheneta.
Një tjetër shqetësim që ajo ka ngritur është mënyra se si vëmendja publike përqendrohet te personat që shfaqen në materiale intime, duke lënë në hije përgjegjësinë e atyre që i regjistrojnë apo i shpërndajnë.
Sipas saj, pas përhapjes së videove, personi të cilit i është cenuar privatësia kthehet sërish në objekt diskutimi dhe gjykimi, ndërsa veprimet e shpërndarësve marrin më pak vëmendje.
Përmes reagimit, Xheneta ka bërë thirrje për respekt ndaj jetës private, duke kundërshtuar përdorimin e momenteve intime si mjet poshtërimi publik.
Burimi;https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/?hl=en