Taylor Swift e shndërroi ceremoninë e MTV Video Music Awards në një tjetër moment historik të karrierës së saj, duke vendosur një rekord të ri për numrin e çmimeve të fituara në historinë e VMAs.

 Këngëtarja u bë artistja më e vlerësuar në historinë e ceremonisë, duke arritur në 31 çmime të fituara në total. Rekordi i saj u vendos pasi ajo mori disa trofe gjatë mbrëmjes, duke kaluar kështu shifrën që e ndante më parë me Beyoncé.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte marrja e çmimit të parë “Artist Director Honors”, një kategori e re e krijuar për të vlerësuar artistët që kanë zgjeruar mundësitë e videoklipit muzikor dhe kanë sjellë forma të reja të tregimit përmes imazhit.

 Gjatë ceremonisë, Swift mori çmimin kryesor “Video of the Year” për videoklipin e këngës së saj “The Fate of Ophelia” dhe zgjodhi që këtë triumf historik t’ia dedikojë plotësisht legjendës së muzikës country, Dolly Parton, e cila u nda nga jeta në gusht të po këtij viti, në moshën 80-vjeçare.

Por surpriza tjetër e madhe e mbrëmjes ishte premiera e videoklipit të këngës së saj të re, “Patient Zero”. Videoklipi u shfaq për herë të parë gjatë ceremonisë dhe është realizuar nën regjinë e vetë Swift. Në videoklip shfaqen edhe aktorët Dakota Johnson dhe Colin Farrell, ndërsa kinematografia është realizuar nga Emmanuel Lubezki, fitues i çmimit Oscar.

Gjithashtu, një ndër artistet më të vlerësuara ishte dhe Madonna, duke kryesuar me 13 nominime dhe duke fituar 7 çmime. Ajo u shpall, ndër të tjera, Artiste e Vitit, ndërsa “Confessions II – The Film” triumfoi në disa kategori, përfshirë videon e gjatë, albumin, filmin dhe koreografinë më të mirë.

Mes fituesve të tjerë të mbrëmjes ishin BTS, që fitoi çmimin për Këngën e Vitit me “Swim”, Ariana Grande, Bruno Mars, Bad Bunny, Lisa, Sabrina Carpenter dhe Sienna Spiro.

Në kategorinë “Kënga e Verës”, trofeu shkoi për Ariana Grande me “hate that i made you love me”, ndërsa Bad Bunny fitoi çmimin për Muzikën më të Mirë Latine me “NUEVAYoL”. Bruno Mars u shpall fitues në kategorinë R&B, ndërsa Cardi B dhe Kehlani fituan për këngën më të mirë Hip-Hop me “Safe”. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte triumfi i Sienna Spiro si Artistja më e mirë e re.

Ndërkohë, bashkëpunimi mes Madonna-s dhe Sabrina Carpenter, “Bring Your Love”, u shpall fitues në kategorinë e Bashkëpunimit më të Mirë.

Mbrëmja solli gjithashtu homazhe për dy figura të mëdha të muzikës. Raye, Sombr dhe Teddy Swims nderuan George Michael, ndërsa Kacey Musgraves i kushtoi një homazh Dolly Parton.

Burimi;https://www.instagram.com/taylorswift

Foto; https://www.instagram.com/taylorswift