Luiz Ejlli ka nisur të premten në mbrëmje rrugëtimin si moderator i emisionit “Live me Luizin” në Top Channel. Programi, i cili startoi në orën 21:00, u hap me batuta për një nga temat që ka ngjallur kureshtje te publiku: pagesën e tij.
“Mezi e kam pritur këtë ditë dhe t’u jap përgjigje pyetjes: ‘Sa do ta ketë rrogën Luizi?’”, tha ai me humor në nisje të emisionit.
Në monologun hapës, Luizi përfshiu edhe bashkëshorten e tij, Kiara Titon. Duke bërë shaka, ai tregoi se ajo e kishte nxitur të merrte përsipër një angazhim të ri profesional.
“Nuk e di, e di Kiara, se ajo u bë sebep që jam këtu. Më tha: ‘Je papunë, gjej një punë normale. Lëre humorin, por dil në mëngjes dhe eja në darkë’. Thashë: po filloj punë”, u shpreh Ejlli mes të qeshurave.
Ndonëse e hapi mbrëmjen me batuta rreth rrogës, moderatori nuk bëri publike ndonjë shifër gjatë deklaratave të cituara.
Pas përshëndetjes dhe humorit me publikun, ai prezantoi të ftuarën e parë të programit, moderatoren Alketa Vejsiu.
“Live me Luizin” shënon një etapë të re në karrierën televizive të Ejllit, i cili këtë herë vjen para publikut si drejtues i një emisioni që mban emrin e tij.
Burimi;https://www.instagram.com/p/DeAQBXBCL-m
Foto; https://www.instagram.com/p/DeAQBXBCL-m