Alba Pollozhani është pyetur sërish për deklaratën që kishte bërë gjatë qëndrimit në Big Brother, kur shprehu dëshirën për t’u mbuluar dhe për t’iu përkushtuar më shumë fesë islame.
Gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, gazetari ia rikujtoi këtë deklaratë me një koment me humor: “Prisja të vije me shami”.
Alba e priti batutën me të njëjtën frymë, duke iu referuar veshjes së saj dhe efektit të ndriçimit.
“Pse, a nuk është shami kjo? Blici e bën efektin e vet, se kështu më e mbuluar duket”, u përgjigj ajo.
Deklarata e saj për mbulesën kishte tërhequr vëmendje gjatë pjesëmarrjes në Big Brother dhe vijon të rikthehet në intervistat e saj. Ndonëse ende nuk e ka ndërmarrë këtë hap, Pollozhani ka shpjeguar se mbulimi mbetet një vendim që synon ta marrë në të ardhmen.
Burimi;
Foto; https://www.instagram.com/albapollozhani/?hl=en