Një nismë e realizuar në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin duket se ka nxitur një debat të ashpër midis dy mikeshave Albana Osmanit dhe Iva Tiços. Pas replikave të shumta në fund Iva i ka kërkuar Albanës një fustan të bardhë, duke i shkruar: “Kur do e lëmë të takohemi se po pres dhe atë fustanin e bardhë?” Nëse ka qënë thjesht një show midis mikeshave për të tërhequr vëmendjen, apo Iva e ka seriozisht kur i kërkon fustanin, këtë gjë nuk mund ta themi.
Më poshtë po iu paraqesim edhe replikën në fjalë.