Artistja Orhidea Latifi e njohur me emrin e artit Kida, është shndërruar në një personazh shumë të dashur për publikun që në daljet e saj të para.
Ajo ka qënë kohët e fundit e ftuar në një emision sëbashku me Mozzik dhe pjesë e rubrikës ka qënë drejtimi i pyetjeve të ndryshme njëri tjetrit.
“Çmenduria më e madhe që e ke bërë për dashurinë?”, ka qënë një pyetje së cilës Kida i është përgjigjur se nuk i kishte ndodhur dhe se akoma nuk e kishte provuar.
Kida edhe pse e njohur është shumë e re në moshë dhe mesa duket i është përkushtuar vetëm karrierës.
Gjithsesi edhe nëse ndodh, jo çdo gjë ndahet me mediat edhe kjo dihet.