Agon Amiga foli për herë të parë dhe të fundit për historinë e tij me Afërdita Dreshaj. Kjo ishte një histori që u përfol një vit më parë, pas bashkëpunimit të tyre dhe ndarjes së Agonit nga bashkëshortja e tij, Egzona Syla. Megjithatë historia u rivendos në fokus nga publikimi i hitit të tij më të ri “Qyqek”, që ishte bazuar në një histori të vërtetë.
Agon Amiga e pranoi publikisht historinë e tij me Afërditën dhe e konsideroi Afërditën dhe këtë histori si shkak të ndarjes nga bashkëshortja e tij.
Ndërkohë që edhe Afërdita pati reagimet e saj, pas deklaratës së Agonit, duke shkruar “Ask me if I care”. Sigurisht që e gjitha kjo është tashmë një histori e mbyllur, ku vulën e vendosi projekti më i ri i Agon Amigës “Qyqek”.
Ky hit vetëm për ju: