ShowBiz

Kush është Suzi – Nuk e njihni, por së shpejti do të jetë pjesë e shtëpisë suaj

Kudo po flitet për “Suzin”, por ende nuk e njeh askush. “Suzi” do të jetë së shpejti pjesë e familjes suaj dhe jo vetëm aq. Në lokale, makina, rrugë, evente ajo do t`ju shoqërojë kudo. Madje ju vetë nuk do të ndaheni dot nga ajo, sapo ta njihni.

Blunt dhe Real kanë menduar t`ju sjellin hitin e ri që në nisje të këtij viti. Ata nuk do t`ju lënë të prisni gjatë. “Suzi” titullohet projekti i tyre muzikor.