ShowBiz

A kanë politikanët emocione kur martohen?

I shikojmë në një rol shumë ndryshe nga ai i jetës së përditshme, por edhe politikanët kanë emocione. Eda Turku është zonja që ka martuar shumë njerëz e mes tyre edhe të njohur. Punon prej vitesh në Bashkinë e Tiranës, në zyrën e Gjendjes Civile dhe disa prej martesave të të famshmëve që mban mend janë ato të Fatos Nanos, Jorida Tabakut, Lulzim Bashës dhe Eduard Shalsi.

Ajo ka treguar në intervistën për Rudinën, se Nano, në kohën e celebrimit ka qenë kryeministër dhe mendonte se nuk do t`i kushtonte shumë rëndësi asaj, por emocionet e kishin bërë ta pyeste Edën për punën në përgjithësi dhe familjen. Po aq emocione kishte edhe bashkëshorti i Jorida Tabakut, kurse ajo një nuse shumë e bukur. Dhe deputeti Shalsi ishte pushtuar nga emocionet, kurse në ceremoninë e Lulzim Bashës i kishte bërë përshtypje puthja e gjatë e çiftit.

Rrëfimi i saj tregon të tjera detaje:

https://www.youtube.com/watch?v=14GBxzlKCZk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=14GBxzlKCZk

Burimi i fotos: Tv Klan