ShowBiz

Bashkëshortja e Ardit Gjebreas, feston ditëlindjen. Urimet më të veçanta i vijnë nga i biri me të shoqen

Anila Gjebrea, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, feston sot ditëlindjen e saj.

Anilës urimi i parë në këtë ditë të shënuar  i ka ardhur nga djali i saj Joni, i cili e ka quajtur “motrën e tij të madhe”.

“Gëzuar ditëlindjen për motrën time të madhe, gruan më të fortë që njoh”, shkruan Joni në urimin e tij në “Instagram”.

E para që ka komentuar në këtë foto të Jonit ka qenë e fejuara e tij Merlin Haxhiymeri, e cila na ka zbuluar edhe se si e thërret vjehrrën e saj.

“Lila jonë më e mira në botë”, shkruan Merlin.

Menjëherë pas këtyre komenteve ka shkruar edhe Anila, e cila shpreh dashurinë  e madhe që ndjen për të birin dhe të fejuarën e tij.

“Ju dua shumë, e bekuar që ju kam”, ka komentuar Anila.

https://www.instagram.com/p/BerDaBNgtuw/?taken-by=jon.gjebrea

Link: https://www.instagram.com/p/BerDaBNgtuw/?taken-by=jon.gjebrea

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdLMG4Mgazx/?taken-by=jon.gjebrea