ShowBiz

Greiss rrëfen sikletin: “U futa në ujë të ftohtë 4 gradë Celsius, nuk e dija që isha shtatzënë”,

 

“Nuk mund të vij, kam takim tek doktori se do bëhesh baba,”- i kishte thënë Greiss bashkëshortit e ndërsa ai ja kishte kthyer i emocionuar: Nuk po bën shaka?

Modelja e mirënjohur Greiss Petroviç, ka folur për herë të parë mbi pritjen e saj të ëmbël. Ajo rrëfeu se faktin se ishte shtatzënë e mori vesh një ditë para Krishtlindjeve.

E ftuar sot tek “Rudina”, modelja Greiss Petroviç u shpreh se po përgatit një set të ri fotografik të cilin e ka realizuar gjatë kohës kur ishte 5-javëshe shtatzënë, por ajo nuk e dinte.

“Ishte terren i vështirë aty ku realizova setin. Unë i kam frikë lartësitë dhe mezi kam hipur. U futa edhe në ujë të ftohtë 4 gradë celsius. Kur e mora vesh më vonë që isha shtatzënë i thashë vetes: “Greiss ke bërë gabim,”- u shpreh modelja e cila tani është 4 muajshe shtatzënë.

Link: https://youtu.be/AO7mZJ_GI_U?t=49

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan