ShowBiz

Noizy i fiksuar pas makinave luksoze, por hidhini një sy shtëpisë së tij

Noizy është një ndër reperët shqiptarë më të sukseshëm dhe njëherazi një ndër artistët më produktiv gjatë viteve të fundit. Ai vazhdimisht komentohet për jetën e tij luksoze me veshje të shtrenjta dhe me makina që kanë vlera stratosferike.

Nëse jeni kuriozë të dinë gjithçka rreth Noizy-t, së fundmi ai ka servirur disa pamje nga shtëpia e tij në Durrës. Mbase të gjithë jeni duke menduar se bëhet fjalë për një shtëpi superluksoze, sikurse janë të gjitha gjërat që e rrethojnë reperin, por jo nuk është e vërtetë.

Noizy  ka shfaqur një shtëpi të mobiluar mirë, por modeste në krahasim me pritshmërite. Në pamjet e publikuara nga ai shihet një ambient komod dhe deri diku modern ku dominon ngjyra e zezë. Me sa shohim ai vlerëson më shumë thjeshtësinë dhe komoditetin kur bëhet fjalë për shtëpinë.

Link: https://www.instagram.com/zinizin/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BenZx96llg7/?taken-by=zinizin