ShowBiz

Sherr në mes të lokalit, Renato përplaset me gazetarin, “E di çtë bëj unë ty…”

Renato Mekolli do të jetë i ftuar në “Thumbon” këtë të dielë në ekranin e “Ora News” ku nuk i ka shpëtuar kamerës së fshehtë realizuar nga gazetarët e emisionit.

Moderatorja Aulona Musta, ka publikuar në instagramin e saj një pjesë të videos së fshehtë në të cilën dy gazetarë të emisionit që hiqen si një çift shkojnë për të darkuar në restorantin e Renatos.

Vajza fillon të bëjë xheloz djalin duke përmendur vazhdimisht Renaton dhe duke nxitur xhelozinë e tij.

Ai fillon ti bërtasë vajzës, duke tërhequr vëmendjen e Renatos.

Ky i fundit pasi kupton motivin e sherrit shkon për të qetësuar çiftin, por aty has në dhunën e gazetarit i cili  fillon ti ulërasë Renatos dhe për pak përfundojnë duke bërë sherr në mes të lokalit.

Kamera e fshehtë do të transmetohet e plotë gjatë emisionit ku është i ftuar shefi i kuzhinës në një intervitë me Fatmën dhe Aulonën.

https://www.instagram.com/p/B5-D3UhhC0B/

Link: https://www.instagram.com/p/B5-D3UhhC0B/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3uWxYnHpK7/