Prej kohësh në mediat rozë po përflitet se Klea Huta është shtatëzanë e madje u aludua se moderatorja mund të jetë në tre mujorin e dytë të shtatëzanisë.
Por pavarësisht zërave që e kanë bërë gati 100% të sigurt shtatëzaninë e moderatores, vetë ajo dhe partneri i saj nuk e kanë konfirmuar asnjëherë një gjë të tillë.
Madje Elgit Doda i ftuar në “Wake Up” në “Top Channel”, i pyetur se si do t’ja bëjë tani që do ti duhet të zgjohet herët apo me raste mund të ngelet edhe pa gjumë, ai i habitur ka pyetur përse.
Në këtë moment Isli dhe Ori i kanë përmendur lajmet për shtatëzaninë, por që Elgiti i habitur ka thënë se nuk dinte asnjë gjë lidhur me këtë temë.
Ai tha se portalet mund të thonë shumë gjëra, por ai vetë nuk dinte gjë, duke i lënë të habitur edhe vetë drejtuesit e emisionit.
Në fund Isli i thotë: “E rëndësishme është që shtatëzania të shkojë mirë”, ndërsa Elgiti duke qeshur përgjigjet: “Kur ti vijë koha pse jo”
Nuk e dimë nëse Elgiti ka reaguar në këtë mënyrë sepse nuk ka dashur ta konfirmojë lajmin, apo në të vërtetë lajmi për shtatëzaninë është thjesht një thashethem që ka qarkulluar në mediat on line.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=SjmzjF858hE
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8CSVi-poX3/