ShowBiz

“Do nxjerr bisedën telefonike..”, ish kandidati i “Përputhen”, nxjerr bllof produksionin

Pas skandalit të Teas me Beartin dhe Andin, duket se kemi persona të pozicionuar nga ana e produksionit dhe të tjerë kundër tij.

Tea tha se produksioni ishte në dijeni, por ka qenë e detyruar të heshtë për shkak të kontratës.

Kjo është kundërshtuar nga vetë produksioni dhe nga një pjesë e mirë e kandidatëve të cilët nuk e kanë besuar versionin e Teas.

Por ka edhe nga ata ish kandidatë të cilët besojnë se produksioni ishte në dijeni të gjithçkaje e madje kanë prova për këtë.

Erjon Geca, ish kandidat i “Përputhen”, ka reaguar me anë të një statusi në instagram ku tregon se ka një bisedë telefonike midis një konkurenti dhe produksioni ku ai e vendi në dijeni të kësaj lidhjeje.

Por pavarësisht kësaj Erjoni pretendon se produksioni i ka mbajtur konkurentët në emision për më shumë klikime.

Madje ai pretendon se gjatë bisedës dëgjohet produksioni të thotë që të mos bëhet ende publike asnjë foto, pasi ka në plan ti mbajë ata të dy deri në janar dhe pastaj ti nxjerr si çift.

Erjoni thotë se këtë bisedë do ta publikoj pa u menduar më gjatë, nëse produksioni do të vazhdojë me mashtrimet e tij.

Link: https://www.instagram.com/erjon_geca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJTl9m3B66p/