ShowBiz

United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR) Special Envoy Angelina Jolie attends a news conference as she visits a Syrian and Iraqi refugee camp in the southern Turkish town of Midyat in Mardin province, Turkey, June 20, 2015. REUTERS/Umit Bektas/File Photo - RTSFJQU

Me një rrëfim të rrallë, Angelina Jolie tegon periudhat e errëta të jetës

Angelina Jolie beson se traumat që ajo ka provuar në jetën e saj e ka ndihmuar atë të përgatitet për filmin e saj të ri.

Ndërsa bisedonte për Entertainment Tonight, aktoria 45-vjeçare zbuloi se ajo ishte ndjerë e “thyer” në disa raste, ashtu si karakteri i saj në rol.

“Të gjithë kemi periudha në jetën tonë ku ndihemi të thyer, dhe unë isha në një periudhë të tillë,” tha Jolie.

“Kam pasur pjesën time të gjërave që më bënë të ndihem … e dini, vështirë të flasësh shumë për këtë, por thjesht e tepërt ose e thyer”.

Jolie shtoi se sfidimi i vetes me mundësi të reja e ka ndihmuar atë të shërohet nga dhimbja emocionale – dhe ajo inkurajoi të tjerët që ndesheshin me hidhërim të përqafonin edhe sfida të reja.

“Jeta ka marrë shumë kthesa. Unë kam pasur humbjet e mia dhe kam parë që jeta ime ka marrë një drejtim tjetër. Humbja e nënës më shkaktoi një traumë të madhe, -shkroi Jolie. Unë jam duke rizbuluar nënën time dhe shpirtin e saj … Ajo ishte një grua që e donte jetën dhe kurrë nuk e humbi hirin e saj dhe buzëqeshjen e saj.

Linku: https://www.today.com/popculture/angelina-jolie-recalls-period-her-life-when-she-felt-broken-t217461

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/angelinajolie_offiicial/