Lifestyle

Arsyet e forta psikologjike pse femrat bëjnë zgjedhje të gabuara në dashuri

Raporti jo i mirë me prindërit.

A e dini se gratë që kanë një marrëdhënie të shëndetshme me baballarët e tyre priren të rriten në gra më të forta, më të lumtura. Femrat që nuk kanë raporte të mira me prindërit priren të krijojnë lidhje dashurie jo të mira.

Kur nuk ndiheni të sigurtë me veten.

Personat që nuk ndihen të sigurtë me veten priren të krijojnë raporte jo të mira me të tjerët. Ata orjentohen drejt lidhjeve të çuditshme dhe të pashëndetshe.

Femrat e tërhequra dhe të ndrojtuara.

Fatkeqësisht, shumë gra që e shohin veten të tërhequr nga burrat jo të shëndetshëm janë gra të ndrojtura. Ato priren të gjejnë tek të tjerët guximin që iu ka munguar. Kjo sjell një përplasje të fortë duke e përkeqësuar raportin për shkak të ndrojtjes së tepruar.

Kanë frikë të jenë vetëm.

Të qenit në një marrëdhënie jo të shëndetshme është shumë më e keqe se të jesh vetëm. Por njerzit dhe kryesisht vajzat kanë  frikë nga vetmia dhe si pasojë pranojnë alternativa që nuk i bëjnë të ndihen mirë.

Linku: https://www.yourtango.com/love/psychological-reasons-unhealthy-relationships

Burimi i fotos: pexele.com