ShowBiz

Nuk i kursen, Dalina Buzi tregon hapur opinionin e saj për çiftin Luiz-Kiara

Dalina Buzi është një prej gazetareve më të njohura.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku nuk heziton të ndajë me publikun opinionet e saj lidhur me shumë tematika dhe çështje të ndryshe.

Së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video teksa analizon marrëdhënien e Luizit me Kiarën.

Gjatë fjalimit të saj ajo e thekëson se dyshja e njohur po përjeton një marrëdhënie ‘të sëmurë’.

“Kiara është në vitin e 18 të martesës dhe ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje nga situata. Kur vjen në shtëpi nuk e duron dot burrin e vet, kur del jashtë është njeriu më i lumtur.

Ajo pa ndjenja nuk është ka diçka. Por pa se Luizi merr gjithnjë drona. Është popullor dhe unë do ta mbaj. Do ta shfrytëzoj këtë gjë.

Kiara është shumë e hapur ndaj ndikimeve. Njerëzit kur duan një njeri shumë sidomos në fillim, u erret pak syri dhe nuk kanë dëshirë të dëgjojnë. Kurse Kiara është shumë e hapur të dëgjojë. Kjo do të thotë se është e pavendosur me atë çfarë ka. Ka një paqëndrueshmëri”, është shprehur ndër të tjera Dalina.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CpSgI1VAMlk/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgkS7w5A90F/?utm_source=ig_web_copy_link