Aktorja e njohur, Eva Alikaj pak ditë më parë përfunoi eksperiencën e saj të shkurtër në Big Brother VIP.
Largimi i saj nga formati i njohur erdhi si pasojë e përdorimit të një fraze të papërshtatshme kërcënuese ndaj Luizit.
Një natë më parë gjatë spektaklit Arbana Osmani u komunikoi banorëve se për çdo shkelje të atillë do të kishte përjashtim të menjëherëshëm nga shtëpia e famshme.
Eva së fundmi ka vendosur të reagojë për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live”.
Eva Alikaj i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit.
“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.
Linku: https://youtu.be/BV0GVyBQ590
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Co9-FufNbBt/?utm_source=ig_web_copy_link