Robert Aliaj është një nga figurat më të njohura për publikun shqiptar.
Përveç syzeve dhe bastunit, thonjtë e lyer në ngjyrë të zezë janë një nga elementet identifikues të tij.
Së fundmi i ftuar në emisionin e pasdites, “Rudina”, Roberti ka zbuluar arsyen pse i lyen në këtë ngjyrë.
“Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër. Por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i lidh me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë,” tha ai.
“Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma [e saj]. Pse themi shqiponja grabitqare? Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar, siç kanë skocezët fundin,” shtoi më tej.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWQd1t3ju7V/?utm_source=ig_web_copy_link