Bella Hadid është rikthyer me një shkrim në rrjetet sociale ku flet për trajtimin e sëmundjes Lyme me të cilën është duke luftuar prej kohësh. Supermodelja falenderon të gjithë ata që i qëndruan pranë e veçanërisht nënën e saj.
Sëmundja Lyme është sëmundja transmetohet te njerëzit përmes pickimit të rriqrave të infektuara.
“Vetja ime e vogël që vuajta do të krenohej me veten time të rritur që nuk hoqa dorë. Falenderoj nënën time që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, që më qëndroi pranë, nuk më la vetëm, më mbrojti, mbështeti, por mbi të gjitha, që më besoi gjatë gjithë kësaj.
Të jetuarit në këtë gjendje, duke u përkeqësuar me kohën dhe punën, ndërsa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin krenarë, më kishin dëmtuar në mënyra që nuk mund t’i shpjegoj.
U përpoqa të zgjedh fotot më pozitive që munda, sepse sado e dhimbshme të ishte kjo përvojë, rezultati ishte përvoja më ndriçuese e jetës sime e mbushur me miq të rinj, vizione të reja dhe një mendje të re. Do të kthehem kur të jem gati. Me mungoni shume te gjithe. Ju dua shumë të gjithëve”