Rita Ora përveçse një nga zërat më të suksesshëm të muzikës ka dhe një natyrë pa komplekse që ka fituar zemrat e audienës në mbarë botën. Në daljen e saj të fundit Rita zbuloi se për herë të parë po jeton me partnerin tek shtëpia e prindërve të saj për shkak se shtëpia e tyre po restaurohet.
Rita Ora e ftuar në podcastin e Jessiet dhe Lennie Waret të quajtur Table Manners, pranoi se ndihej në siklet që të kryente marrëdhënie me Taikan kur ishte në shtëpinë e prindërve.
‘Unë kam shtëpinë time këtu, por po qëndroj te mamaja ime sepse është në rinovim për momentin. Është vërtet e lezetshme dhe burri im do të vijë në fundjavë, kështu që prindërit e mi dhe burri im do të jenë nën të njëjtën çati. Burri dhe prindërit e mi nuk kanë qenë kurrë më parë në një shtëpi dhe nuk e di ‘A lejohet’’?
Linku:https://www.instagram.com/ritaora/tagged/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ritaora/