ShowBiz

Laerti zbulon arsyen pse nuk do të krijonte një lidhje në Big Brother Vip

Laerti është parë shumë i afërt me Valbonën brenda mureve të Big Brother Vip. A do të krijonte ai një lidhje me të në shtëpinë vip?

Ai ka zbuluar arsyen pse nuk do të lidhej në Big Brother Vip.

“Pse Laerti e sheh Valbonën, është gocë shumë e bukur dhe më pëlqen. Siç çdo mashkulli do t’i pëlqente. A e do për të dashur?

Jo, sepse në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk mund të kesh të dashur. Të kesh të dashur do të thotë të kesh edhe marrëdhënie fizike. Këtu marrëdhënia fizike fluturon jashtë.

Unë nuk kam ardhur të fluturoj jashtë. Unë i kam premtuar mamasë sime të bëj të pamundurën të shpëtoj banesën që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor”, u shpreh Laerti.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CjVrngftHEx/