Aktualitet

Lëkundje tërmeti që në orët e para të 2025, ja ku ishte epiqendra

Viti 2025 ka filluar me lëkundje tërmeti që në orët e para.

Pak kohë pas mesnate, lëkundje tërmeti janë regjistruar në veri të vendit, 8 km në verilindje të Kukësit, pranë Prizrenit.

Epiqendra raportohet ndërmjet kufirit të Shqipërisë me Kosovën.

Lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3,4 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia 5 km.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materjale apo në njerëz.

Linku: Emsc

Burimi i fotos:pexele.com