Valbona në daljen e fundit ka zbuluar se çfarë ka ndodhur me raportin e saj pas përplasjes me Shqipen në studjo. Kujtojmë se Valbona tha se do ta hedhë në gjyq Shqipen pasi tha se Valbonën e pret një lidhje jashtë.
‘Jo nuk është se do ta hedh në gjyq Shqipen, për të vetmen arsye se unë ato çfarë kisha për t’ja thënë ja thashë në sy, në “Fan Club”. Madje e kam ftuar që nëse ka foto, fakte për këtë lidhjen imagjinare që vetëm Shqipja e di se ku ka ekzistuar dhe ku ekziston ky personi në fjalë.
Kohët e fundit e mora me shumë sportivitet, ama një stres shumë i madh për familjarët e mi të cilët u ushtrohej një lloj presioni. Pse stres? Se nuk ka asgjë të keqe të kesh një lidhje. Absolutisht, unë jam një libër i hapur dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me vëllezërit e mi, me motrën dhe mamanë time. Ato dinë çdo gjë në jetën time dhe raportet e mia kanë qenë gjithmonë diskutim mes motrës dhe vëllezërve.’
Linku:https://www.instagram.com/valbona.mhilli/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/valbona.mhilli/