Sytë konsiderohen prej kohësh si “pasqyra e shpirtit”, por a mund të zbulojnë ata vërtet nëse dikush po thotë të vërtetën? Psikologët thonë se nuk ka një shenjë të vetme që garanton sinqerisht absolut, megjithatë disa reagime të syve dhe fytyrës mund të japin sinjale interesante.
Më poshtë janë 3 shenja që shpesh lidhen me të vërtetën, sipas studimeve dhe analizave të sjelljes:
Reagimet natyrale të syve
Kur dikush thotë të vërtetën, reagimet e syve janë zakonisht spontane dhe jo të sforcuara. Shikimi nuk është i “ngrirë” dhe nuk duket i kontrolluar.
Ekspertët theksojnë se nuk ekziston një model universal si “shikon majtas = gënjen”, pasi studimet kanë treguar se këto teori nuk janë të sakta.
Mikro-emocionet rreth syve
Sytë dhe muskujt rreth tyre zbulojnë emocione të vërteta që është e vështirë të maskohen. Një buzëqeshje e sinqertë, për shembull, aktivizon edhe zonën rreth syve.
Studiuesit theksojnë se sytë janë ndër treguesit më të besueshëm për emocionet reale, sepse këto lëvizje janë të pavullnetshme.
Reagimet fiziologjike
Kur dikush gënjen, truri punon më shumë dhe kjo mund të reflektohet në trup. Studimet kanë treguar se bebëzat e syrit priren të zmadhohen kur një person gënjen, për shkak të përpjekjes mendore shtesë.
Mitet për sytë nuk janë gjithmonë të vërteta
Edhe pse shumë njerëz besojnë se shmangia e kontaktit me sy tregon gënjeshtër, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është e besueshme. Në fakt, disa gënjeshtarë mund të bëjnë pikërisht të kundërtën dhe të mbajnë kontakt të fortë me sy për të bindur.
Po ashtu, nuk ka një sjellje të vetme që provon gënjeshtrën apo të vërtetën, pasi njerëzit reagojnë ndryshe në situata të ndryshme.
Foto-Freepik.com