ShowBiz

Debat i nxehtë mes Klodit dhe Elijonës në Big Brother VIP Kosova

Edhe në ditët e fundit të finales, në BBV Kosova duket që debatet s kanë të ndalur. Klodi, është shprehur ashpër ndaj Elijonës gjatë një përplasje me tone të forta brenda shtëpisë. Ai i tha asaj se nuk guxon të flasë për jetën e tij jashtë shtëpisë së spektaklit, duke theksuar që nuk do ta lejojë të komentojë për marrëdhënien e tij me njerëzit jashtë formatit. Klodi u duk i tensionuar dhe i prerë në fjalë, duke nënvizuar se dëshiron të kontrollojë mënyrën se si situata e tij personale diskutohet brenda shtëpisë.

Ky debat është pjesë e një konflikti më të gjerë mes tyre, që ka sjellë tension edhe me banorë të tjerë dhe ka bërë që marrdhënia mes Klodit dhe Elijonës të duket e tensionuar dhe e paqartë për publikun.

Kujtojmë se treshja u zgjodh finslaistë dhe kanë një luftë të fortë deri në finale, ku dhe do zgjidhet fituesi.

Eljiona, Klodi dhe Londrimi kanë qenë që në fillim shok duke u klasifukuar kështu dhe treshja e preferuar e publikut.

Burimi: https://klankosova.tv/klodi-i-ashper-me-elijonen-ti-nuk-guxon-te-flasesh-per-jeten-time-jashte-vi111deo/

Foto: https://www.instagram.com/elijona/