Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e BBVA ka qenë e mbushur me emocione dhe rrëfime të sinqerta. Banorët Selin, Gimbo, Brikena, Mateo dhe Greta kanë qëndruar gjatë duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa kanë hapur zemrën për histori personale që nuk i kishin ndarë më parë.
Një nga momentet më të ndjera të mbrëmjes ishte rrëfimi i Gimbos, e cila foli hapur për ndarjen nga ish-e dashura e saj dhe për periudhën e vështirë që kishte kaluar gjatë asaj lidhjeje.
Gimbo tregoi se marrëdhënia kishte zgjatur rreth një vit e disa muaj, por ishte shoqëruar me shumë xhelozi dhe kontroll nga ana e partneres.
“I hipa makinës, shkova te shtëpia e saj dhe mora të gjitha gjërat e mia,” tha Gimbo. “I shkruajta një letër ‘lamtumirë’ dhe i lashë çelësat e banesës mbi tavolinë. Pastaj dola nga shtëpia.”
Ajo shtoi se pas largimit kishte ndjerë nevojën të shprehte gjithçka që kishte mbajtur brenda për një kohë të gjatë.
“Shkova në studio dhe i shkrova një referat të tërë, me të gjitha arsyet, që nga dita e parë. M’u mblodhën të gjitha brenda dhe ja nisa mesazhin. Pastaj hipa në makinë dhe shkova te nëna ime. Kisha nevojë ta shikoja,” u shpreh ajo.
Sipas saj, nëna e kishte kuptuar prej kohësh që diçka nuk shkonte.
“Ajo më shikonte çdo ditë dhe e kuptonte që nuk isha më unë, Gimbo. Kisha ndryshuar. Isha bërë si tip që nuk dilja, nuk postoja më foto kurrë. Nuk isha vetvetja,” tha ajo me sinqeritet.
Në atë moment, Brikena e pyeti: “Pse, ajo ka qenë xheloze që ti të mos dilje?”
“Deri te furra e bukës,” u përgjigj Gimbo. “Më telefononte me numra të tjerë, duke më kërcënuar. Po më kërcënonte një femër… ku kam rënë, thoja me vete.”
Reagimet e banorëve ishin të menjëhershme. “Sa turp,” tha Greta, e habitur nga situata që kishte përjetuar Gimbo.
Ndërkohë, Selin u interesua për kohëzgjatjen e marrëdhënies. “Sa të ka zgjatur, Gimbo?”
“Lidhja?” pyeti ajo për t’u siguruar.
“Po,” ia ktheu Selin.
“Një vit e ca,” u përgjigj Gimbo.
Rrëfimi i saj solli një atmosferë reflektuese mes banorëve, të cilët diskutuan mbi xhelozinë, kontrollin në marrëdhënie dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit personal. Mbrëmja u mbyll me mesazhe mbështetjeje për njëri-tjetrin, duke treguar se përtej lojës, shtëpia e BBVA mbetet një vend ku ndahen histori të vërteta dhe emocione të forta.
Burimi: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip
Foto:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip