Aktori Akil Varfi është larguar përfundimisht nga gara e “Ferma VIP 3”, pas një mbrëmjeje të mbushur me tension, emocione dhe vendime të papritura që tronditën si banorët, ashtu edhe publikun.
Ai ishte në televotim që prej të premtes, së bashku me Indrin, Gresën dhe Fairfax. Fillimisht, publiku vendosi të shpëtojë Indrin, duke e nxjerrë nga rreziku dhe duke lënë në garë tre banorët e tjerë.
Për të përcaktuar fatin e tyre, produksioni organizoi një sfidë mes tyre. Në mënyrë surprizuese, Akili arriti të fitonte sfidën, por vendimi i tij për të mos e pranuar fitoren dhe për t’ia dhuruar Gresës habiti të gjithë. Ky veprim ndryshoi rrjedhën e lojës, duke çuar në një televotim të menjëhershëm “kokë më kokë” mes Akilit dhe Fairfax.
Në përfundim, publiku vendosi që Akil Varfi të largohej nga “Ferma VIP 3”, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij dhe duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.
Mbrëmja u shoqërua edhe me polemika, pasi më herët Akili pati një debat të fortë me Sarën, që duket se ndikoi në situatën e tij në lojë. Madje, pas zhvillimeve, ai kërkoi vetë të largohej nga gara, një reagim që u interpretua si emocional.
Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së moderatores për ta bindur të qëndronte, vendimi përfundimtar i takoi publikut, i cili vulosi eliminimin e tij nga formati.
Burimi;https://www.instagram.com/akili_pra/?hl=en
Foto: https://www.instagram.com/akili_pra/?hl=en