Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një rrëfim të sinqertë gjatë pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Ferma VIP 3”.
Gjatë një bisede me konkurrentet Fabjola dhe Dona, artistja foli hapur për jetën e saj personale, duke ndarë detaje mbi marrëdhënien me vajzën e saj, Anna, si dhe raportin që vazhdon të ketë me ish-bashkëshortin, balerinin dhe aktorin italian Mirko.
Ajo tregoi se, edhe pse nuk janë më çift, kanë zgjedhur të ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe të respektueshme, duke vendosur në plan të parë mirëqenien e vajzës së tyre.
Një nga deklaratat që surprizoi më shumë ishte fakti se Soni dhe ish-partneri i saj jetojnë ende në të njëjtën shtëpi në Itali. Sipas saj, kjo është bërë e mundur falë hapësirës së madhe që ofron vila ku ata jetojnë, duke u dhënë mundësi të kenë secili privatësinë e tij.
Këngëtarja theksoi se kjo zgjedhje është bërë për të ruajtur stabilitetin emocional të vajzës dhe për të shmangur ndryshime të mëdha në jetën e saj.
Deklarata e saj shkaktoi reagime të menjëhershme, ku edhe modelja Fabjola u shpreh e habitur, duke e cilësuar situatën si të pazakontë për shumicën e njerëzve.
Burimi: https://www.instagram.com/soni_malaj
Foto:https://www.instagram.com/soni_malaj