Pas eliminimit nga âBig Brother VIP Albania 5â, Juela Nikolli ka komentuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« rrugĂ«timin e saj nĂ« shtĂ«pi, gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin âShqipĂ«ria Liveâ.
Ish-banorja u shpreh se eksperienca në BBV e ka transformuar, duke kaluar nga një vajzë e qetë dhe e brishtë në një lojtare më të fortë dhe më agresive. Sipas saj, ky ndryshim erdhi natyrshëm me zhvillimin e lojës, sidomos pas hyrjes së Rogertit.
âKur erdhi Rogerti, loja u bĂ« mĂ« e ashpĂ«r dhe kjo ndikoi edhe tek unĂ«. Gjeta te ai dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« luajtur pa frikĂ« nga gjykimi,â u shpreh Juela, duke theksuar se partneriteti mes tyre erdhi spontanisht.
Megjithatë, ajo sqaroi se nuk ka bërë kompromise gjatë qëndrimit në shtëpi dhe se ka zgjedhur të luajë individualisht:
âUnĂ« kam hyrĂ« vetĂ«m dhe dola vetĂ«m. Nuk kam pĂ«rdorur askĂ«nd pĂ«r tĂ« avancuar nĂ« lojĂ«.â
Juela foli edhe për raportin e tensionuar me disa banorë, veçanërisht me Selinën, duke theksuar se përplasjet e kanë bërë më të fortë si lojtare.
Ndërkohë, ajo komentoi edhe incidentin e bujshëm me Gretën, e cila u përjashtua nga shtëpia pas një veprimi të papranueshëm ndaj saj.
âVeprimi i GretĂ«s ishte i patolerueshĂ«m. MĂ« erdhi mirĂ« qĂ« VĂ«llai i Madh mori atĂ« vendim,â tha Juela, duke shtuar se i vjen keq qĂ« situata degradoi nĂ« atĂ« pikĂ«.
Në fund, ish-banorja tregoi se familja e saj ka qenë mbështetëse, ndonëse pak e zhgënjyer që ajo nuk arriti deri në finale.
Rrugëtimi i Juelës në BBV është shoqëruar me dinamika të forta, ndërsa deklaratat e saj pas daljes kanë rikthyer në vëmendje debatet dhe marrëdhëniet e krijuara brenda shtëpisë.
Burimi;Â https://www.youtube.com/watch?v=O384m377lP4
Foto;