ShowBiz

Argjira Spanca largohet përkohësisht nga ekrani: Moderatorja zbulon arsyet

Moderatorja e njohur shqiptare, Argjira Spanca, ka sqaruar së fundmi mungesën e saj në ekranet televizive, duke zbuluar se ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga media.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram, Spanca iu përgjigj interesimit të fansave, të cilët shprehën se ajo “i mungon shumë ekranit”. Moderatorja tregoi se aktualisht nuk ka plane për t’u rikthyer në televizion, pasi ka zgjedhur të fokusohet në një tjetër drejtim të jetës së saj.

“Këtë periudhë kohore nuk e besoj që do më shihni në ekran. Kam vendosur të jem pak larg medias dhe po e shijoj,” u shpreh ajo.

Sipas Spancës, vëmendja e saj është zhvendosur drejt biznesit, një fushë që duket se po i sjell gjithnjë e më shumë kënaqësi dhe motivim.

Megjithatë, moderatorja nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në të ardhmen. Ajo la të hapur derën për projekte të reja, duke theksuar se një ide e veçantë apo një ofertë e duhur mund ta rikthejë sërish në ekran.

“Gjithmonë them që të ardhmes nuk i dihet. Nëse një ditë do më vijë projekti i duhur ose nëse unë do kem ndonjë ide të re për diçka interesante, mund të rikthehem,” shtoi ajo.

Deri atëherë, Argjira Spanca do të mbetet aktive vetëm në rrjetet sociale, ku vijon të mbajë kontakt të afërt me ndjekësit e saj.