Afrimiteti mes Fabjolës dhe Adionit në spektaklin “Ferma VIP” ka shkaktuar reagime të forta në familjen e saj, duke kulmuar me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga vëllai i saj gjatë mbrëmjes së djeshme.
Në një mesazh emocional dhe të drejtpërdrejtë, ai i kërkoi Fabjolës të largohet nga formati, duke theksuar se situata në familje nuk është e mirë dhe se prindërit e saj po kalojnë një gjendje të vështirë shëndetësore.
“E kisha menduar të vija më vonë, të të bëja një surprizë siç e meritoje para se të hyje këtu. Por nuk më dhe kohë… Çfarë ndodhi Ola? Mami nuk është mirë, e di gjendjen e saj. Nuk është për kamera kjo. Babi nuk është mirë, Ilda nuk është mirë… Fabi nuk është më ajo që njohim”, u shpreh ai mes emocionesh.
Deklarata e tij la të kuptohet se familja nuk e mbështet afrimin e saj me Adionin dhe se ndryshimi në sjelljen e Fabjolës ka ngritur shqetësime serioze te të afërmit e saj.
Ky moment ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin familjen dhe atyre që mendojnë se Fabjola duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në “Ferma VIP” pa ndërhyrje.
Mbetet për t’u parë nëse kjo thirrje publike do të ndikojë në vendimin e saj dhe në raportin me Adionin brenda formatit.
Burimi;https://www.instagram.com/p/DXBsejDiMfH/?hl=en&img_index=1
Foto; https://www.instagram.com/p/DXBsejDiMfH/?hl=en&img_index=1