Pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, duket se raporti mes Adionit dhe Olës po bëhet gjithnjë e më serioz. Dyshja, e cila u përball me sfida dhe kundërshti të shumta gjatë qëndrimit në fermë, tashmë po shijon afrimitetin larg kamerave.
Vetëm pak minuta më parë, Adioni ka ndarë në Instagram disa imazhe që kanë ngritur menjëherë dyshime për një hap të madh në marrëdhënien e tyre.
Në fotot e publikuara, ai shihet i përqafuar ngrohtësisht me Olën, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka marrë vendndodhja: Malësia e Madhe, vendlindja e familjes së ish-konkurrentes.
Por ajo që ka shtuar edhe më shumë aludimet është një tjetër foto bardhezi, ku Adioni shfaqet duke përqafuar një burrë më të moshuar, i cili dyshohet të jetë pjesëtar i familjes së Olës. Për ndjekësit, ky moment është interpretuar si një shenjë pajtimi dhe afrimi me familjarët e saj.
Pamjet e ndara në rrjetet sociale kanë bërë që shumë fansa të aludojnë se Adioni mund të ketë shkuar për të kërkuar simbolikisht “dorën” e Olës.
Ndërkohë, edhe prezantuesja e formatit, Arbana Osmani, ka shtuar dyshimet me një video të publikuar krah opinionistit Ermal Mamaqi, ku dëgjohet të thotë: “Dasëm sonte… Kush është fejuar?”
Deri tani, as Adioni dhe as Ola nuk kanë reaguar drejtpërdrejt për lajmet që po qarkullojnë, por fansat janë më të bindur se kurrë se mes tyre po lind një histori e rëndësishme dashurie.
Burimi; https://www.instagram.com/p/DYNTty2jY-y/?img_index=1
Foto;https://www.instagram.com/p/DYNTty2jY-y/?img_index=1